75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 15 Janar 2026 / b l

Haradinaj nga Reçaku: Në Hagë po gjykohen të pafajshmit e jo ata që kanë kryer krimet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Në 27-vjetorin e përvjetorit të masakrës në Reçak, ai tha se na Hagë po gjykohen krerët e UÇK-së e jo ata që kanë kryer krimet.

“Sot nderojmë pranë trupave, më të dashurve tonë, që u flijuan për liri, në vendin e masakrës së Reçakut, masakrës që e ktheu vëmendjen e NATO-s, Amerikës, për krimet serbe në Kosovë. U jemi mirënjohës UÇK-së, gjithë brezave që kanë luftuar për liri. Përkulemi para të rënë e për liri këtu në Reçak, ashtu si përkulemi në Prekaz, dhe kudo ku kanë rënë të dashurit tonë për lirinë e Kosovës dje, përjetësisht mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën. Ta gëzojmë lirinë. E vërtetë është që nuk është vendosur drejtësia për masakrat në Kosovë, jo vetëm në Reçak por edhe për Mejën dhe shumë të tjera. Po ashtu, është e vërtetë që padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së dhe jo ata që kanë kryer krimet anë e mbanë e Kosovës dhe është një akuzë që kërkon drejtësi”, tha Haradinaj.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO-ja vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe.