75 Mall Live Search
09:47 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj nga ShBA: Malësorët i dhanë krahë trojeve shqiptare

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po zhvillon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, ai ka takuar komunitetin Katolik Shqiptar “Shën Pali” në Detorit për 108 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së Flamurit të Dedë Gjo Lulit, transmeton Indeksonline.

Sipas Haradinajt, malsorët nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Shumë i nderuar të isha në mesin e komunitetit Katolik Shqiptar “Shën Pali” në Detroit dhe shqiptarë të të gjitha trojeve tona, në shënim të 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë dhe Ditës së flamurit të Dedë Gjo Lulit, një prej ngjarjeve më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare. Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë. Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në. RH