75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 16 Mars 2025 / FR

Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga tragjedia që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërkaq të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.

“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.