75 Mall Live Search
12:10 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj ngushëllon familjen Abazi: Kosova do t’iu qëndrojë në krah

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, që humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbje.

“Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Ministria e Financave ka njoftuar të mërkurën se ka ndarë 20 mijë euro për familjen Abazi, ndërkohë sot Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 16 mijë euro për këto familje.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës.