75 Mall Live Search
13:50 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj ngushëllon familjen e të vetëvrarit, në Pejë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e të ndjerit Dren Sahatqiu.

Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Sahatiqu dhe miqve të tij.

Dren Sahatqiu, 31 vjeçar i cili është vetëvrarë të dielën e 20 tetorit, ndarja tragjike nga jeta e tij i ka pikëlluar shumë qytetarët e Pejës, ndërsa arsyet e vetëvrasjes nuk dihen ende./Indeksonline/