13:29 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj ngushëllon familjet e 2 minatorëve, që humbën jetën në Minierën e Artanës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar me keqardhje për humbjen e dy jetëve të minatorëve në Artanë.

Incidenti ndodhi pas rrëshqitjes së dheut në Minierën e Artanës.

Haradinaj ka kërkuar nga institucionet që të marrin masa për sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë.

“I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. U bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë”, ka shkruar ai.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e minatorëve, ndërsa të të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të të lënduarve i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.