75 Mall Live Search
09:08 / E Diele, 17 Janar 2021 / OSH

Haradinaj nis ditën me nderime për heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varresat e heronjëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në 39-vjetorin e rënies së tyre.

Si çdo vit tjetër, mëngjesin e 17 janarit Haradinaj e nis me vizitë tek varret e vëllezëve Gërvalla në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tyre për lirinë e Atdheut.

‘Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, po këtu pushon edhe nënë Ajshe. Këta janë heronjtë tanë, lajmëtarët e lirisë, por edhe ata që na motivuan, lavdi e përjetshme’, tha Haradinaj para gazetarëve.