75 Mall Live Search
10:40 / E Diele, 31 Maj 2026 / b l

Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe heroizmit tonë kombëtar

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Runik të Drenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Drenicën si vatër të atdhedashurisë dhe heroizmit kombëtar.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e familjeve dhe individëve që kanë dhënë për vendin ndër breza.

“Sot qëndruam në vendlindjen e Tahir Çitakut, në Runik, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ai vjen nga një familje atdhedashëse dhe e dijes. Tahiri ka arritur suksese të mëdha në punë dhe në jetën akademike. Po ashtu, udhëheq me sukses klubin e futbollit Dardania në Zvicër dhe sot garon në listën tonë për Parlamentin e Kosovës”.