23:29 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj niset nga Sofja me aeroplan (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas disa orësh pritje, më në fund është nisur për në Prishtinë.

Pasi avioni në të cilin gjendej ai, nuk arriti të ateroj pasdite në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Haradinaj bashkë me gjithë pasagjerët u dërguan në Sofje të Bullgarisë, shkruan Indeksonline.

Sipas faqes zyrtare të Aeroportit të Sofjes, aeroplani në të cilin ndodhet Haradinaj është nisur për Kosovë në ora 23:20.

Avioni në të cilin ndodhej ai, nuk mundi të ateroj sot në aeroport për shkak të kushteve atmosferike.

Tani, sipas zëdhënëses së aeroportit, Valentina Gara, pista është pastruar nga bora dhe fluturimet po kryhen me sukses. /Indeksonline/