75 Mall Live Search
16:31 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj një premtim për statusin e të plagosurve dhe invalidëve të vitit 1998

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me deputetët, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit theksoi se me deputetët diskutoi për statusin e të plagosurve dhe invalidëve në protesta gjatë lëvizjes së rezistencës së para luftës së vitit 1998.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi, do të jenë të përkushtuara në rregullimin e statusit të kësaj kategorie të shoqërisë sonë”, është shprehur ai. /Indeksonline/