Haradinaj: Njëqind herë me u rrezua, çohna si maca
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e ndryshme të deputetëve për Demarkacionin.
Ai ka thënë se ka besuar dhe beson se Marrëveshja për Demarkacionin ka qenë e gabuar, transmeton Indeksonline.
Kështu, ai ka lutur që të zgjedhin mirë fjalët që flasin, duke shtuar se për temat e atdheut, ai do të jetë gjithmonë aty.
“Me marr macen e me gju prapë në këmbë bie, por plot janë këtu që nëse rrëzoheni nuk qoheni më në këmbë. Edhe politikisht, edhe me zgjedhje, edhe m’u rrezua edhe m’u qu, për tema t ‘atdheut mane men, këtu më keni gjithë. Për që mendon dikush se ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboni”, tha Haradinaj./Indeksonline/