75 Mall Live Search
08:21 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Njëzetenjë vite më parë Istogu hyri në epokën e lirisë

Sot shënohet Dita e Çlirimit në Komunën e Istogut.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se njëzetenjë vite më parë Istogu hyri në epokën e lirisë, shkruan Indeksonline.

“Pikërisht në këtë ditë, u përmbyll largimi nga Kosova i të gjitha forcave policore e ushtarake, që me humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur. Andaj, ne jemi falënderues përherë, për SHBA-të dhe NATO-n, që ishin aleatët tonë nga ajri, në ditët më vendimtare”, u shpreh ai.