15:25 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj njofton një lajm të mirë për ekonominë e Kosovës

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj ka njoftuar një lajm siç e quan ai të mirë për ekonominë e Kosovës. Me një njoftim në Facebook, Haradinaj ka konfirmuar edhe dy lajme të tjera për shtetin e Kosovës.

“Një lajm i mirë për Kosovën dhe ekonominë e saj. Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, kompanisë gjermano-izraelite SOëI Kosova i është dhënë Statusi Investitor Strategjik. SOëI Kosova është investim në energjinë e ripërtëritshme të erës, në vlerë prej 169 milionë euro.

Kabineti qeveritar ka aprovuar, poashtu, vendimin për t’i rekomanduar Presidentit dhënien e autorizimit Ministrit të Punëve të Brendshme për nënshkrim të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen graduale të kontrolleve në kufirin e përbashkët.

Po sot, kemi miratuar nismën për aderimin e Kosovës në ICMP – Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, si dhe me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, dhe për negocimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/