09:58 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Njohja nga Sllovakia kontribuon në stabilitetin e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në mëngjes pune me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak.

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, transmeton Indeksonline.

“Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike. E falënderova Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/