75 Mall Live Search
20:01 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin e Rikallos

Të shtunën e javës së kaluar, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e liroi nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Shkarkimi i Rikallos erdhi si përmbushje e kërkesës së bërë nga Partia Socialdemokrate, në mënyrë që të votohet buxheti i vitit 2019.

PSD pati kërkuar publikisht që t’u plotësohet kushti i shkarkimit të Rikallos, në të kundërtën nuk do të bëhej votimi i buxhetit nga ana e deputetëve të kësaj partie, e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës të cilët kanë deklaruar se ende nuk është vendosur se kush do të zë vendin e ish-ministrit serb, Nenad Rikallo.

“Ende nuk është vendos. Kurdo që vendoset e bëjmë publike”, ka thënë shkurt Donjeta Gashi, zyrtare për informim në Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe Boban Stankoviq nga Partia e Pavarur Liberale e Sllobodan Petroviqit, u përmend si mundësi e zëvendësimit të Rikallos.

Stankoviq momentalisht është zv/ministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës.

Ish-ministri Bujqësisë, Nenad Rikalldo ishte emër i përfolur për krime lufte në Kosovë. Ishin pikërisht banorët e lagjes “Dardania” të cilët kishin akuzuar atë, por një gjë e tillë kishte përfunduar me kaq pasi Prokuroria kishte deklaruar se nuk kanë prova të mjaftueshme për ta akuzuar për një gjë të tillë, Rikallon.

Nga Lista Serbe për një kohë të gjatë ishin ndaluar të gjitha aktivitetet, përderisa Rikallo ishte ministri i parë serb që theu këtë lëvizje, duke dalë në punë madje në aktivitetet e shumta në teren./Indeksonline/