75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj nuk e kupton ‘borën’ e Thaçit, thotë se ka kohë që s’janë takuar

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për statuset e mbrëmshme të presidentit Hashim Thaçi. Njëri prej tyre kishte të bënte me deklaratat e Haradinajt për borën, kurse në tjetrin status Thaçi paralajmëronte ndryshime përgjatë ditëve të ardhshme.

Duke folur për këtë, Haradinaj tha se e ka të vështirë të komentojë statuset e Thaçit, pasi ka kohë që nuk është takuar me të.

Gjithashtu kryeministri Haradinaj tha se borën e ka përmendur shkaku që nuk do t’i përziej ngjarjet duke përmendur edhe grevat.

“Shumë vështirë e kam të komentojë atë që e ka paralajmëruar presidenti, ne kemi kohë që nuk jemi takuar por e di për çka ka menduar konkret. Ne po punojmë në materien e një marrëveshje, po vëmë çdo gjë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Poashtu Haradinaj tha se nuk mund t’i komentojë të tjerët çka nënkuptojnë me borën.

“Unë borën e kam përmend shkaku që nuk kam dashtë ngjarjet me i përzi. Nuk mundem me i komentu të tjerët çka thonë me këtë borë, greva është rezultat i ligjit , është normale me pas sepse kurrë s’kemi pas ligj për grevat”, ka shtuar Haradinaj.