08:13 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet në ditën e masakrës në Meje e Korenicë

Ish-kryeministri i vendit, njëheresh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot të pagjeturit si dhe ditën e masakrës në Meje e Korenicë.

Ai tha se nuk është rastësi që Dita e të  Përgjeturve shënohet pikërisht në të njëjtën ditë.

Gjithashtu Haradinaj tha se nuk rreshtin së kërkuarit dhe së kujtuari çdo ditë dhe se kurrë s’do harrohet kujtimi i tyre, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Nuk rreshtim së kërkuari. I kujtojmë çdo ditë. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre. E nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë. Me qindra jetë të humbura e të martirizuara vetëm pse ishin shqiptarë. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin e tyre. Kurrë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi.

Lavdi!

RH