75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve

Ka filluar manifestimi për Ditën Olimpike 2019, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në 25 komuna të ndryshme të Kosovës,  rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, vitin 2018 filluan vrapimin e tyre.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai tha se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Haradinaj shtoi tutje se është detyrë e përditshme që të punohet për t’iu siguruar kushtet në realizimin e ëndrrave të tyre.

Postimi i plotë:

Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të fillosh javën në mesin e fëmijëve. Sot, iu bashkova moshave të vogla në fillimin e maratonës në kuadër të Olimpiadës së Fëmijëve. Fëmijët tanë të shkëlqyeshëm janë shëmbëlltyra më kuptimplotë e të ardhmës sonë prosperuese. Detyrë e jona e përditshme është që të punojmë bashkërisht që t’iu sigurohen kushtet për t’i realizuar ëndrrat e tyre.

RH