75 Mall Live Search
12:17 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / MSH

Haradinaj: Nuk ka logjikë me blloku seancën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Kuvend.

Haradinaj para mediave ka kërkuar që puna e Kuvendit të mos bllokohet.

Ai ka thënë se qëndrimi i opozitës do të jetë i përbashkët.

Në raport me Limaj tha se Limaj ka kërkuar që të pijë së bashku një cigare por ky i fundit tha se e ka lënë atë ndërsa për koalicion përsëri e ka quajtur tradhëti nga ana e Limajt.

“Shpresoj se do të votohet dhe mbështetet raporti. Nuk ka diçka politike, është procedurë ligjore. Nuk ka logjikë me blloku seancën dhe konstituimin e deputetëve. Nuk e shoh të arsyeshme”, u shpreh Haradinaj.