20:57 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk kam asgjë personale me Thaçin, thjeshtë jam kundër ndryshimit të kufijve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka tensionim personal të raporteve me Presidentin Hashim Thaçi. Ai ka thënë së thjesht nuk e përkrah qëndrimin për ndryshimin e kufijve.

“Nuk ka tensionim personal të marrëdhënieve me Thaçin. Kam komunikim me të, kryeparlamentarin e opozitën. Kemi qëndrime të ndara për këtë temë. Që në kontakt të parë i kam treguar qëndrimin tim. Për këtë temë të hapjes së kufijve jam kundër, mbetëm kundër. Jam kundër hapjes së kufijve. Nëse hapim territorin, rrezikojmë sovranitetin. Për mu nuk është bindëse që korrigjimi është diçka e thjeshtë, nuk është bindëse…”, ka theksuar ndër të tjerash ai.

Kryeministri në RTV Dugagjini ka thënë se kjo temë është shqetësuese.

“Jam kundër hapjes së territorit, sepse diçka me rrezik. Duke e ditur rrezikun, jam kundër. Kjo nuk është ide, është temë shqetësuese. Njerëzit me dije minimale e dinë që hapja e kufirit nuk është ide, është shqetësuese, rrezikon shtetësinë”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/