Haradinaj nuk sheh gatishmëri të opozitës për rrëzimin e Qeverisë (Video)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk po e sheh një gatishmëri të opozitës për mocion për rrëzimin e Qeverisë së tij.
Pas përfundimit të tryezës së përbashkët të partive politike, i pyetur për këtë çështje, ai u përgjigj shkurt se nuk po e sheh një gjë të tillë.
“Nuk po e shoh njëherë”, ishte përgjigja e tij e shkurtër.
Më tej, ai ka folur në lidhje me këtë tryezë, duke thënë se aty kanë biseduar për disa biseda për të cilat edhe nuk pajtohen partitë mes vete. Ai ka shtuar se prêt që këto tryeza edhe të japin një konsensus të përbashkët.
“Kam shprehur gatishmërinë që të marrim pjesë në këto tryeza. Ne si AAK mbesim të hapur për një platformë të dialogut. Po presim që do të ketë ndihmesa dhe përkrahje sa i përket kësaj”, ka thënë Haradinaj më tutje./Indeksonline/