Haradinaj: Paga minimale neto të jetë 370 euro, qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media ka thënë se shuma prej 100 euro e cila do t’iu jepet punëtorëve të sektorit publik e privat, studentëve dhe pensionistëve, është e vogël.
Ai po ashtu ka propozuar që paga minimale neto të jetë 370 euro, si dhe qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, të paktën 15 për qind, raporton Indeksonline.
“Kryeministri Kurti paska vendosur që t’i ndihmoj kategoritë e të punësuarëve, pensionistëve dhe studentëve me nga 100 euro. Ani…populli thotë “ma mirë viç se hiq”! Ne qysh në krizën e Pandemisë, kemi pas propzuar nga 100 euro për kokë të banorit, por Qeveria nuk e ka përfillur.

Të punësuarit në Kosovë kanë nevojë për paga të dinjitetshme e të përhershme dhe qeveria duhet që urgjentisht t’i rris pagat për të gjitha kategoritë.
Ne propozojmë që paga minimale neto të jetë 370 euro. Pagat nuk kanë lëvizur nga vendi me vite e çmimet janë rritur në mënyrë enorme.
Qeveria duhet që urgjentisht ta kalojë Ligjin e Pagave. Duhet që menjëherë ta rris pagën minimale, e cila sot nuk është as pagë. Si masë e dytë duhet ta zbresë në zero TVSH-në për të gjithë artikujt ushqimorë.
T’a heq taksën në pagat nën 370 euro. Duhet që qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit, të paktën 15 për qind të shumës.

Menjëherë dhe pa vonesë duhet tua kthej ndryshimin që kanë paguar qytetarët me rritjen e cmimit të energjisë elektrike, të cilën e kanë faturuar qysh ne mars. (kjo sipas vendimit të Gjykatës Themelore)
Qeveria duhet të veproj si shtet e jo si shoqatë humanitare. Qyetarët kanë nevoje edhe për një euro, por nuk zgjidhet asnjë problem me masa që zgjasin veç një muaj.
Është shumë e vogël shuma prej 100 eurosh që Albin Kurti të fshihet pas paaftësisë së tij për të rishikuar buxhetin që do të mundësonte zgjidhje afatmesme të krizës financiare të qytetarëve.
Është e vogël kjo shumë që ai ta fsheh dështimin e tij për rritjen e domosdoshme të pagave për punëtorët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/
