16:15 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj para Ramës shpalos të arriturat e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në mbledhjen që po mbahet mes dy qeverive, atë të Kosovës e Shqipërisë.

Ai ka folur për të arriturat e Kosovës dhe për punët me të cilat ajo po vazhdon të ballafaqohet, e ato janë: luftimi i krimit e korrupsionit, fokusimi te rritja ekonomike, anëtarësimi në NATO, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, etj, raporton Indeksonline.

Më poshtë mund të gjeni pjesë nga fjalimi i Haradinajt në mbledhjen që po mbahet në Korçë:

Këtë takim të dy qeverive tona po e mbajnë në qytetin e Korçës, vendin ku u hap shkolla e parë shqipe 130 vjet më parë, po ashtu në 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ky takim përmbledhë në vete ëndrrën tonë euro-atlantike që më së miri e realizojmë së bashku.

Po i sjellë disa të arritura të Qeverisë së Kosovës në këtë kohë të shkurtë.

Agjenda europiane e Kosovës është program qeverisës i Kosovës.

Sot është Dita e Forcës së Kosovës, po punojmë me partnerët tonë për anëtarësim në NATO, që ta transformojmë FSK-në në FAK.

I kemi dhënë rëndësi rendit dhe ligjit. Kemi përprahë Këshillin Gjyqësor, Prokurorial dhe parametrat tashmë flasin për rendin e ligjin. Punë e mëtutjeshme mbetet luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Duhet të bëjmë më shumë punë në logjistikë, infrastrukturë e nevojshme.

Dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë se epilogu duhet të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Dialog ky i lehtësuar nga SHBA.
Kemi dërguar sinjale të duhura për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Dëshiroj të apeloj se vetëm së bashku, edhe Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në njohjen nga vendet tjera, kështu mund të forcohet shteti jonë.
Forcimi i Kosovës përshpejtohet mes bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë. Puna e mirë që kemi bërë për të arriturat e këtij takimi të përbashkët, dhe mundësia për nënshkrimin e 12 marrëveshjeve dhe protokolleve, që puna e mëvonshme do të çojë të unifikimi i doganave, është për t`u krenuar por nuk mjafton. Ne me punë nderojmë përgjejgësitë që kemi.

/Indeksonline/