21:34 / E Premte, 17 Janar 2020

Haradinaj paralajmëron Ramën: Ka edhe më shumë, nuk i kam thënë sepse kam kursyer kombin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e nisi duke komentuar padinë ndaj tij.

‘Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia,’ tha ai.

Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

‘Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve.

Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera,’ tha Haradinaj.

‘Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem,’ tha Haradinaj për padinë e Ramës.

‘E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë,’ tha Haradinaj.

‘E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë,’ paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.

Mos i humb