75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj, pas dekorimit të ushtarëve të FSK-së: Ne shqiptarët s’jemi më në dimrin e vetmisë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ceremonisë së  vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se shqiptarët nuk janë më në dimrin e vetmisë së madhe, shkruan Indeksonline.

Haradinaj u shpreh se ndihet i nderuar që Ushtria e Kosovës e ka kryer misionin e saj të shenjtë kushtetues dhe patriotik.

Postimi i plotë:

Ne jemi unik si kurrë më parë, sepse të bashkuar s’ka tërmet që na ligështon!

Sot, jemi të gjithë të nderuar nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, me ndarjen e dekoratave për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.

Këtë nder na e krijoi ushtria jonë, e cila me profesionalizëm e në heshtje, pa mburrje e vet-reklamë kreu misionin e saj të shenjtë kushtetues dhe patriotik, që ia ka besuar populli i Kosovës!

Me gatishmërinë tonë, duke vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror ndaj vëllezërve dhe motrave andej kufirit, morëm një mesazh historik, se ne shqiptarët nuk jemi më në dimrin e vetmisë së madhe.

Jemi rritur vetë dhe kemi shumë miq që na duan.

Krenar me forcën tonë!

RH