Haradinaj: Pas heqjes së taksës Serbia po kthehet fuqishëm në tregun e Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, që në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës pati vendosur taksë Serbisë, sot ka thënë se produktet e këtij shteti kanë “pushtuar” tregun kosovar.
Kjo sipas tij, pasi tanimë është hequr taksa nga Qeveria Kurti.
Ai bëri një krahasim të importit nga Serbia ndër vite.
‘Pas heqjes së taksës Serbia po kthehet fuqishëm në tregun e Kosovës😡. Shiheni sa kanë qenë importet e Serbisë në Kosovë në shkurt të vitit 2019, e sa është në shkurtin e vitit 2022.
Ku mbet sllogani i Kurtit “mbroje tëndën”? Veç po pyes!”, tha ai./IndeksOnline/