75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pas largimit të serbëve nga salla e Kuvendit: Të gjithë kanë arsye të ndihen të sigurt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me të tri ligjet FSK do ta ketë detyrë mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtjen e qytetarëve dhe komuniteteve, si dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

Haradinaj në seancën e Kuvendit, ka siguruar të gjithë qytetarët se do të jenë të sigurt.Kurse, Fatmir Xhelili tha se PDK përkrah këtë projektligj dhe do ta japin kontributin e tyre në lexim të dytë.

“Më vije keq që pjesëtarët e listës serbe u larguan nga salla para votimit të projektligjit, por për shkak të korrektësisë lista serbe nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e komitetit serb të Kosovës sepse ka shumë qytetarë të komunitetit serb të Kosovës e përkrahin FSK, janë pjesëtar të FSK-së dhe ka shumë kërkesa që ata edhe në të ardhmen të jenë pjesëtar të FSK-së, por fatkeqësisht disa prej tyre janë të kërcënuar dhe me padurim e presin mundësinë që shteti jonë t’i krijojë kushte të evitojë ato kërcënime që ata të bëhen edhe numër më të madh në FSK, për të cilën kanë respekt”, tha ai.