Haradinaj pas marshit: E kam pas adrenalinën sikur në luftë, madhështia e protestës ishte bashkimi i Shqipe Selimit me dy fëmijët e saj

Nasim Haradinaj ka folur pas marshit protestues me motoristë në Hagë. Ai është shprehur mjaft i kënaqur se si ka shkuar kjo protestë dhe mesazhin që kanë përçuar.
Në një intervistë për IndeksOnline, ai ka thënë se adrenalinën e ka pasur sikur në luftë dhe së madhështia e protestës ishte bashkimi i Shqipe Selimit dhe ish-hulumtueses në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp.
Haradinaj ka thënë se numri i motoristëve ka qenë rreth 180 dhe që nga nisja nga Prekazi e deri në mbylljen e marshit nuk kanë pasur asnjë incident.