75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Haradinaj pas PDK-së, “mysafir” edhe në seli të Nismës

Në mesditën e sotme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë për në një vizitë të paparalajmëruar, në PDK.

Kjo siç u tha pas takimit për të vizituar partinë që pak ditë më parë iu mor lideri i saj Kadri Veseli, që tashmë është dorëzuar në Hagë, ku do të përballet me akuza për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Siç mëson IndeksOnline, pas kësaj vizite Haradinaj pritet ta vizitojë edhe Nismën Socialdemokrate, parti së cilës iu mor kryetari i Këshillit kombëtar të saj Jakup Krasniqi, nga Specialja dhe i cili sot pati paraqitjen e tij të para trupit gjykues.

Haradinaj e bën këtë vizitë për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara./IndeksOnline/