Haradinaj pas takimit me ambasadorin francez: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet sa më parë

Pas takimit që zhvilloi gjatë ditës së sotme me ambasadorin gjerman, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.
Kreu i AAK-së ka bërë të ditur se me ambasadorin francez kanë ndarë shqetësimin për gjendjen e krijuar në veri.
Njoftimi i plotë:
Në një takim të zhvilluar në zyrën time me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, z. Olivier Guérot, e ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e krijuar në veri të vendit.
Gjatë takimit, biseduam edhe për nevojën e deeskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit.
Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishem në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale.