75 Mall Live Search
12:08 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pas takimit me Hale: Kosova është më e gatshme se kurrë të vazhdojë dialogun me Serbinë

Kosova është e gatshme për dialog, i ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nënsekretarit për Çështje Politike, David Hale, njofton Indeksonline.

Ai së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli, janë takuar me zyrtarin e lartë amerikan në Rezidencën e SHBA-së në Prishtinë.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se në takim kanë ritheksuar gatishmërinë për dialog si dhe kanë ftuar Serbinë që t`i kthehet dialogut.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Haradinajt:

Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.

Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurrë, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.

E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolinës e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues. /Indeksonline/