14:20 / E Premte, 10 Mars 2023 / indeksADMonline

Haradinaj pas takimit me Lajçakun: Për AAK-në marrëveshja është me interes nacional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se me kënaqësi ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me ekipin e tij.

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor

Haradinaj thotë se Lajçaku i informoi në hollësi për progresin e arritur deri tani për marrëveshjen e normalizimit e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj”.“Për Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

May be an image of 3 people and people standing