17:58 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pas takimit me strukturat e AAK-së: Do t’i përgjigjem Speciales, nuk e nënshtron askush Kosovën

Kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit me strukturat e AAK-së dha një deklaratë për media.

Ai para mediave ka thënë se qëndrimet e tij politike janë të qarta, Kosova nuk pranon të ndahet.

“Qëndrimet e mia politike janë të qarta, Koosva nuk e pranon si cmim ndarjen, pra dhënjen e territorit të Serbisë apo edhe një asosacion me kompetenca ekzekutive. Kuptohet Kosova është e gatshme për një dialog pa kushte me Serbinë “, ka thënë Haradinaj para medieve

Ai gjithashtu tha që e cmon pafajësine e tij dhe nderin e luftëtarit shqiptar.

I pyetur se a është i shantazhuar nga gjykata speciale për dorëheqjen , kryeministri tha:

 ‘Do i përgjigjem Speciales nuk e nënshtron askush Kosovën‘, përfundoi ai, shkruan Indeksonline.