Haradinaj pas takimit me Vjosa Osmanin: Diskutuam për datat e zgjedhjeve, mungesa e VV-së tallje me popullin
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me Vjosa Osmanin ka thënë se kanë diskutuar për datat e mundshme për zgjedhje. Ndërsa mungesen e Kurtit në këtë takim, e ka quajtur si tallje me popullin.
“Sot kemi pyet për datën e zgjedhjeve dhe veprimet që pasojnë me tutje. Nuk ka diçka të re, jemi në autopilot. Mospjesëmarrja e VV- së me partnerët është e pakuptimtë. Mosardhja e tyre qoftë dhe me mendime të kundërta për një temë kaq të ndjeshme, është fyerje për vendin. Mos ardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatën Kushteteuse është fyerje, tallje me proceset. Sa u përket datave janë 5,12 19 prill, mund të ketë dhe ndonjë datë tjetër. Ne s’kemi ndonjë datë të preferuar, jemi në autopilot dhe presim Gjykatën Kushteutese”, tha ai./Indeksonline/

