23:21 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Haradinaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: S’kemi kohë për të humbur

Ramush Haradinaj e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Haradinaj fton të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij, teksa shton që Kosova nuk ka kohë për të humbur, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.