75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për 7-vjeçarin e vrarë në Zvicër: Lutjet e mia janë me ju!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndarë dhimbje për vdekjen e 7-vjecarit nga Kosova në Basel të Zvicrës.

“Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, 7-vjecari nga Lipjani u ther me thikë nga një 75 vjecare, duke u kthyer nga shkolla.

75-vjecarja është vetëdorëzuar dhe ka pranuar se ka therur me thikë 7-vjecarin./Indeksonline/