75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / MSH

Haradinaj, për Albin Kurtin: Mashtruesi po e mban peng Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se pyetjet për ngërçin në kuvend duhen drejtuar vetëm Albin Kurtit, të cilin e quan mashtrues.

Përpara fillimit të seancës së 34-të konstituive, Haradinaj u shpreh se jemi duke e paguar çmimin që është besuar ai, shkruan IndeksOnline.

“Për fat të keq, jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Për mua nuk është befasi, ju e dini vlerësimin tim për të. Edhe kjo situatë duhet të marrë fund dikur. Mashtruesi s’mundet pa kufi të tallet me një vend” u shpreh Haradinaj.

Kur u pyet nëse ka pasur takime me grupet tjera të partive politike, Haradinaj u përgjigj:

“Kjo pyetje duhet me iu bë mashtruesit. Ka marrë shumicën e votave, po e mban peng Kosovën. Të gjithë ne të tjerët jemi peng i tij, kjo nuk bën të shkojë në pakufi. Këto takimet tjera, përrallat “piu kafe ky me atë”, janë veç hajgare. Një njeri po e mban peng Kosovën, po i bën të këqija dhe po vazhdon t’i bëjë të këqija” deklaroi Haradinaj./IndeksOnline/