75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj për Çekun: S’mundet kush t’a marrë nderin e lavdinë e familjes suaj

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë është ish-Komandanti i UÇK-së Agim Çeku.

Çeku e bëri të ditur sot për Indeksonline se është ftuar nga Specialja si i dyshuar dhe për t’u marrë në pyetje do të paraqitet më 28 shtator.

E pas kësaj ka reaguar ish-bashkëluftëtari i tij, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj tha se s’mundet kush t’ia marrë nderin dhe lavdinë e familjes Çeku.

Madje sipas tij, veç e madhështon kjo betejë e lehtë e tij.

Postimi i plotë:

S’mundet kush me t’a marrë nderin, lavdinë e familjes Çeku veç e madhështon kjo betejë e lehtë e jotja.