11:35 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Haradinaj për deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë: Nëse nuk e përgënjeshtron Kurti, merr gjith përgjigjësinë e rrezikimit të partneritetit me Amerikën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ky i fundit u shprehë se Marrëveshja e Uashingtoni nuk ka vlerë juridike, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka kërkuar nga Kryeministri Kurti të përgenjështroi këtë ndryshe ai do ta marr përgjigjësinë e rrezikimit të partneritetit me Amerikën.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë! Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën. Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!