75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Daut Haradinaj për deputeten e LDK-së: S’di kush ia ka shkru fjalimin, por nuk dike me lexu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj kishte kërkuar fjalën në seancën e parë plenare të Kuvendit të Kosovës, por kur i erdhi rendi u tërhoq.

Kur kryeparlamentari i tha të flas, Haradinaj ironizoi me fjalimin në Kuvend të deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku, lidhur me grevën e mësimdhënësve dhe zhvillimet e fundit në vend.

Pasi Bunjaku kritikoi qasjen e qeverisë ndaj grevës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Haradinaj i tha asaj se “nuk diti ta lexonte fjalimin”.

“Po e tërheq fjalën, nuk po ia prishi Valentinës sepse e pati një fjalim historik por nuk dike me lexu, s’di kush ia ka shkru”, i tha Haradinaj – Bunjakut. /Indeksonline/