Haradinaj për Kurtin thotë se është futur thellë në agjendën e Serbisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Haradinaj mbrëmë vonë në Facebook ka shkruar se politika e tij populliste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjeëstarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit.
“Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë, e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në ‘Panda’ të Pejës”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Postimi:
Vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit.
Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!