22:28 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Haradinaj për Lojërat Mesdhetare: Lajm jashtëzakonisht i mirë, një e arritur e madhe për Kosovën!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se Kosova do të jetë organizator i Lojërave Mesdhetare 2030.

Haradinaj ka thënë se kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe rezultat i një pune të vazhdueshme prej vitesh.

“E përgëzoj Komitetin Olimpik të Kosovës si dhe të gjithë ata që janë angazhuar për ta përjetuar këtë triumf. Urime Kosovë” shkruan Haradinaj.