75 Mall Live Search
11:36 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për marrëveshjen e Kumanovës: I dha vulë drejtësisë tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 20 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se kjo marrëveshje përfundimisht i dha vulën të drejtës tonë për të jetuar në liri.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se kjo marrëveshje e kapitullimit të Millosheviqit ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik.

“NATO në këtë triumf të përbashkët me popullin e Kosovës përcaktoi se e drejta e njerëzve tanë për të thyer okupimin është e drejtë njerëzore. Sot kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë për të ndërtuar themelet e të drejtës që na takonte. Kujtojmë burrat dhe gratë e shteteve anëtare të NATO-s që u rreshtuan kundër gjenocidit dhe për lirinë, një rreshtim fisnik e sublim jo vetëm për popullin e Kosovës por për tërë njerëzimin”, ka shkruar ai.