15:12 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për Nënstacionin e përuruar: Urime Drenas, Urime Kosovë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë përurimin e nënstacionit të ri në Drenas, që kushtoi 6.8 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Drenasi po bëhet qyteti i dytë në Kosovë, pas Mitrovicës për përvetësimin e teknologjisë më të re në fushën energjisë dhe sigurisë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Përurimi i Nënstacionit të ri në Drenas, në vlerë prej 6.8 milionë euro, shtytje për zhvillim ekonomik dhe të tregut të energjisë!

Lajm i mirë për gjithë banorët dhe bizneset në Drenas me rrethinë është përurimi i sotëm i Nënstacionit 220/10(20)kV Drenasi 2 dhe Linjës së Dyfishtë Ajrore Transmetuese 220 kV.

Një investim prej 6.8 milionë eurosh, bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës dhe BERZH, ky nënstacion, përveç që do të stabilizojë dhe modernizoj tregun e energjisë në këtë anë, do të mundësoj edhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe industrial për shumë biznese në Parkun e Biznesit, ekonomitë e vogla dhe ato familjare.

Drenasi kështu po bëhet qyteti i dytë në Kosovë, pas Mitrovicës për përvetësimin e teknologjisë më të re në fushën energjisë dhe sigurisë, teknologji kjo që rritë besueshmërinë, stabilitetin dhe përfitimet e këtij regjioni.

Urime Drenas
Urime Kosovë /Indeksonline/