15:59 / E Premte, 19 Prill 2024 / mp

Haradinaj për projektin e nisur sot Kijevë-Zahaq: Është rrenë e kulluar elektorale

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka komentuar në “Facebook” projektin për zgjerimin e rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, duke theksuar se të kursimet e deklaruara nga qeveria janë rrena.

Postimi i plotë i Haradinaj:

” Deklaratat bombastike të Qeverisë sikur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po ia kursejka buxhetit të Kosovës 150 milionë euro, janë rrenë e kulluar elektorale.

Me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi. Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur!”.