Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë, ta shohim si votoj kur vjen momenti

Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekë Berisha, i cili tha se do ta votonte këdo që e propozon Lëvizja Vetëvendosje për kryetar kuvendi, por në formë të hapur.
Haradinaj tha se nuk ka informacione për këtë qëndrim të Berishës, por u shpreh se “shumë mirë ka thënë”.
“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim si do të votoj] kur të vjen momenti”, u shpreh Haradinaj.
Tutje, ai tha se situata aktuale politike është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin tha se “ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq”.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të. Ai mund ta ndryshojë. Nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar, edhe ne jemi për. Kemi dhënë edhe opsione”, tha Haradinaj.
Kurse, për sa i përket alarmit për bombë që ndodhi paraditen e sotme, kreu i AAK-së tha se janë çështje të sigurisë dhe se i besojnë institucioneve të sigurisë.