75 Mall Live Search
11:11 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / OSH

Haradinaj për rastin tragjik në Pejë: Nevojitet pajtimi në këso kohë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka ngushëlluar familjet e dy të vrarëve pas rastit të mbrëmshëm tragjik në Pejë.

Ai ka thënë se në kohë të tilla të vështira nevojitet pajtimi.

“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj. Ngushëllime familjarëve dhe miqve! Në këto kohë të vështira na duhet pajtim. Astriti dhe Blerandi, u prehshin në paqe!”.