75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 21 Janar 2025 / Z S

Haradinaj për Rugovën: Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar

Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndrrojë jetë, më 21 janar 2006.

Lidhur me këtë rast, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Rugova.

Haradinaj ka thënë se Rugova gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.

”Sot në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit”, ka shkruar Haradinaj.

Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij, ka shtuar më tutje Haradinaj./Indeksonline/