Haradinaj për samitin e Tiranës: Sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se e mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
“E mirëpres Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, një sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
Falënderim për kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane.
Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë. Populli ynë meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane”, ka shkruar Haradinaj.