Haradinaj për sondazhin e VV-së: Janë shtrenjtuar çmimet, e dikush po ka para të paguaj sondazhe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reguar në lidhje me sondazhet e i UBO-së.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se janë shtrajtuar çmimet e të gjithë artikujve elementarë ushqimor ndërsa dikush po ka para të paguaj sondazhe.
Sipas tij një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro./Indeksonline/
Postimi i plotë:
Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!
Sot që është ditë feste e që do të duhej të kishte një garë se kush ka ide e plane më të mira për mirëqenien e popullatës që është në zgrip të ekzistencës, kemi luftë sondazhesh e propagandash!
Nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera!